Kandidatja për kryetare të Podujvës nga PDK, Floretë Zejnullahu, ka vizituar Batllavën dhe disa biznese në këtë vend.
Zejnullahu ka premtuar se liqeni i Batllavës do të kthehet në një vend turistik, në të cilin do të ndërtohen shtigje të ecjes në të gjitha zonat turistike dhe shtigjet do të kenë edhe korsi për biciklistët.
Ajo ka shkruar se do të investojnë në infrastrukturë në mënyrë që të krijojmë vende të reja të punsimit, kushte për investime të reja dhe atraksion.