Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, është takuar gjatë ditës së sotme me Gëzim Demaçin nga Lupqi i Poshtëm, ndërmarrës i cili merret me bujqësi.
Zejnullahu është shprehur se PDK është adresa më e besueshme dhe shpresë për ndërmarrësit, prodhuesit, fermerët dhe bujqët.
“Gëzim Demaçi nga Lupqi i Podujevës është shembulli më i mirë i punës në bujqësi. Gëzimi është bërë ndërmarrës dhe ka krijuar edhe vende të reja pune”.
“PDK është adresa më e besueshme dhe shpresë për ndërmarrësit, prodhuesit, fermerët dhe bujqët.”
“Me planin e Rimëkëmbjes ne garantojmë mbështeje direkte për të forcuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre ekonomike”.
Voto PDK 134. Voto Floretë Zejnullahu 33.