Kandidatja për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, ka takuar mbrëmë gratë në Batllavë.
Në një postim në Facebook, Zejnullahu, ka thënë se me udhëheqjën e PDK-së në Podujevë, 50% e ekipit do të jetë gra.
“Gratë do të kenë hapësirë në udhëheqjen e re në Podujevë, ekipi im do të përbëhet nga 50% gra. Në takim ishim bashkë me kandidaten për asamble Ditjona Statovci”, ka shkruar Zejnullahu.