Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK, Floretë Zejnullahu, ka vazhduar takimet e saj me qytetarët në këtë komunë.
Zejnullahu mbrëmë ka premtuar se në Podujevë do të krijohet edhe Qendra e artizanaleve dhe zejtarëve, ku të gjitha punët e zejtarëve dhe artizanaleve do të jenë në një vend.
Ajo ka shkruar se kjo qendër do të ketë një lokacion të përshtatshëm dhe qasje të lehtë për qytetarët.
“Koha kur puna e madhe është paguar pak dhe tregu e mundësitë për investime e rritje të bizneseve kanë munguar do të marrin fund edhe në Podujevë. Ky është zotimi im për të gjithë rrobaqepësit në Llap”, ka shkruar Zejnullahu në Facebook.