Kandidatja për kryetare të Podujvës nga PDK-ja, Floretë Zejnullahu, ka thënë se do të ndërmarrin hapa konkret në sektorin e shpeztarisë dhe gjedhtarisë.
“Masat që do t’i marrim në sektorët e shpeztarisë dhe gjedhtarisë do të jenë konkrete dhe të menjëherëshme”, ka shkruar Zejnullahu në facebook.
Ajo tha se secili ndërmarrës do të këtë ndihmën, dhe do të punojnë që prodhimet të eksportohen.
“Secili ndërmarrës llapjan do të këtë ndihmën e komunës. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me prodhim për tregun vendor, por do të punojmë shumë që prodhimet llapjane të eksportohen edhe në tregje të reja”, ka thënë kandidatja për kryetare të Podujevës.