Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka postuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku shihet ajo me gjyshin e saj, duke e përcjellë me një mesazh patriotik, transmeton Insajderi.
Zejnullahu, që në listën e PDK-ës mban numrin 33, ka shkruar se të ardhmen e shikon me tregime nga e kaluara, duke zbuluar se ishte pikërisht gjyshi ai i cili i mësoi se si mbrohet vendi në luftë dhe në paqe.
“Duke shikuar kah e ardhmja, me tregime nga e kaluara, gjyshi na rriti me frymë atdhedashëse.
Na mësoi të mbrojmë vendin tonë në luftë e në paqe” – shkroi ajo në Facebook.