Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi ka vazhduar takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Dushi gjatë ditës së sotme ka vizituar Strehimoren “My Home – Shtëpia ime” në Ferizaj për të parë sfidat me të cilat po ballafaqohen këto institucione që strehojnë gra e vajza, viktima të dhunës.
“Ju premtova se qeveria e LDK-së do të vazhdojë t’i mbështesë strehimoret dhe të gjitha mekanizmat të cilat po punojnë në parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, ashtu siç edhe e kemi bërë gjatë kësaj kohe sa isha Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje!”, ka shkruar Dushi në Facebook.
Dushi për shumë vite ka qenë përfaqësues i LDK-së në KQZ, ndërsa ka qenë edhe zëvendësministër i Drejtësisë dhe së fundmi Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje.