Florian Marku i ka dërguar një mesazh kundërshtarit të radhës, Jorick Luisetto, me të cilin takohet në këtë muaj.
Boksieri shqiptar e ka paralajmëruar rivalin e tij se nuk ka parë deri më tani në karrierën e tij një boksier si ai dhe se do të përballet me grushte të forta.
“Përshëndetje Jorick Luisetto, kam një mesazh për ju. Duhet të jeni të frikësuar”, janë fjalët e para të Markut në videomesazh.
“Do ta shohësh më 20 nëntor çfarë luftëtari unë jam. Do të shohësh ‘bomba’ duke ardhur në kokën tuaj. Do të shohësh një ‘kafshë’ më ndryshe”.
“Je përballur me shumë kundërshtar në karrierën tuaj, por asnjë sikurse unë. Do ta shohësh”, përfundon mesazhi i tij.
Më 20 nëntor, kampioni i IBF do të ketë punë me Jorick Luisetto, një përballje që është e vështirë për boksierin tonë.
Ky duel i zjarrtë do të zhvillohet në “SSE Arena” në Wembley, derisa shpresojmë që Marku të mbrojë titullin e tij.