Shumë gjenerata sakrifikuan jetën e tyre vetëm që ne sot të frymojmë të lirë në Kosovën e pavarur.
Por në këtë ditë të veçantë, jemi krenarë që jemi pjesë e një ëndrre të bërë realitet tash 10 vite më parë.
Po ashtu, ndihemi me fat që kemi pasur mundësinë t’i kontribuojmë forcimit të themeleve të shtetit duke promovuar gjithnjë vlerat e Kosovës përmes produkteve vendore.
Fluidi ju fton që të festojmë për një jetë paqësore në vendin tonë, por duke ruajtur me xhelozi historinë shekullore të popullit shqiptar.
Shqiptarë anembanë botës, urime 10-Vjetori i Shtetësisë.
Urime 10-Vjetori Kosovë! Do ta festojmë pavarësinë, do ta festojmë lirinë!