×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fondi 3 milionë – MASHT denoncon publikisht 63 studentë: tentuan të mashtrojnë

    Insajderi
    01 December 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bënte me dije se janë ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për mbështetje financiare për studentët e vitit akademik 2023/2024. 1 mijë bursa parashihej të ndaheshin vetëm për gratë dhe vajzat në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

    “1.-Njëmijë bursa për njëmijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve”, shkruante Nagavci para 2 muajve.

    Prej 1 mijë prej tyre dhjetëra janë denoncuar publikisht nga kjo ministri.

    Në komunikatën e lëshuar nga MASHT, shihet se të paktën 63 prej kandidatëve për bursë sipas ministrisë kanë “tentuar të mashtrojnë”, denoncime këto, që nuk dihet nëse janë përcjellur në institucionet përkatëse.

    Përse këto denoncime janë bërë publike në këtë formë, MASHT s’ka dhënë asnjë sqarim.

    Publikimin mund ta gjeni KËTU.

    Kujtojmë se nga fillimi njoftimit për bursa që mund të aplikojnë vetëm vajzat e grat, ka nxituar reagimet e studentëve meshkuj.

    Përfaqësuesi i studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Margon Gojani në intervistë për Insajderin shpalosi pakënaqësitë.

    Konfirmoi se kishin nisur edhe një peticion përmes të cilit kërkohej që kjo e drejtë t’iu takonte edhe studentëve meshkuj. Ishin siguruar 250 nënshkrime, përkundër kësaj Ministria e Arsimit nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje.

    Për më tepër ndiqeni reagimi e tij:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark