×
Show

Forbes jep 10 arsye pse Dua Lipa do të jetë pop yll – arsyeja e nëntë është epike

Insajderi
01 March 2016 - 22:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arsyeja e parë që përmendet është emri i këngëtares kosovare që sipas gazetares është jo i lehtë për ta thënë pasi është në gjuhën angleze.

“Por sigurisht kjo e bënë atë më misterioze dhe interesante”, shkruan Forbes.

Arsyeja e dytë sipas Forbes është zhanri “dark pop” i Duas që e bënë atë të veçantë, ndërsa prania e saj e shtuar në rrjetet sociale renditet si arsyeja e tretë.

“Dua Lipa momentalisht është në listën e yjeve premtuese pasi në fund të vitit të kaluar mori shumë ndjekës në rrjete sociale dhe pati shumë këngë të reja. Lipa është bërë e pranishme në rrjete sociale njëjtë sikurse yjet e mëdha”, shkruan Forbes, raporton Insjaderi.

dua-lipa

Sipas kalkulimeve të Forbes, revistë amerikane e biznesit, artisti premtues është ai që shton më 240 ndjekës në Instagram gjatë 6 muajve. Artistët e kompletuar kanë më shumë se 5 mijë  700 ndjekës të ri në të njëjtën periudhë dhe sipas Forbes Lipa ka 10 herë më shumë ndjekës sesa artistët premtues.

“Që prej debutimit të saj në Pandora me 1 shkurt, Lipa është parë më shumë se 80 mijë herë teksa prania e saj në rrejte sociale është shtuar javë për javë. Ndërsa në YouTube ka më shumë se 10 milionë shikime të videove të saja”, ka shkruar Forbes, duke dhënë edhe arsyen e katërt që sipas revistës ka të bëjë me fotografitë modeste dhe kreative të Lipës në Instagram ku ka 70 mijë ndjekës tashmë.

dualipa2

Arsyeja e pestë ka të bëjë me jetën e saj që lidhet me të qenit e pavarur. Forbes përmend faktin që Lipa si adoleshente ka jetuar në Prishtinë por më pas për karrierë ka udhëtuar e vetme drejt Londrës.

Arsyeja e gjashtë pse Lipa pritet “me dhezë” këtë vit sipas Forbes ka të bëjë me paraqitjet e saja në media të rëndësishme sikurse BBC me emisionin “Soound of 2016” ndërsa arsyeja e shtatë është fakti që Dua ka paraljmëruar albumin e saj të parë këtë vit.

Si arsye të tetë Forbes përmend faktin se Dua Lipa bënë pjesë në studiot muzikore në të cilat janë yje të njohura si Charlie XCX, Ed Sheeran e Weeknd flet për një prani të këngëtares në industrinë e fuqishme të muzikës.

dualipa3

Ndërsa arsyeja e 9-të është më interesantja.

“Ajo është më ‘cool’ sesa Lana Del Rey. Lipa është krahasuar shumë me Lana Del Rey ndoshta për shkak se të dyja kanë të njëjtin menaxher”, shkruan Forbes.

E, edhejta arsye, është veshja e Lipës në videon e fundit që sipas Forbes tregon për një stil unik të këngëtares që e kanë vetëm yjet e pop muzikës.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark