×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ford shkurton 7.000 vende pune

    Insajderi
    20 May 2019 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i makinave Ford do të mbyllë rreth 7.000 vende pune në administratë, në kuadër të planeve për ristrukturime të mëdha.

    Sipas këtij plani, do të ruhen rreth 600 milionë dollarë në vit duke eliminuar burokracinë dhe duke rritur numrin e punëtorëve për menaxher.

    Në SHBA, rreth 2.300 vende pune do të shkurtohen nëpërmjet pagesave të kryera dhe pushimeve nga puna, dhe rreth 1.500 tashmë janë shfuqizuar në këtë mënyrë.

    Në një mesazh për stafin, drejtori menaxhues Jim Hackett tha se vala e katërt e ristrukturimit do të fillojë të martën dhe shumica e shkurtimeve të vendeve të punës do të përfundojnë deri më 24 maj.

    Në SHBA, rreth 1.500 njerëz në administratë u larguan nga kompania vullnetarisht që nga fillimi i ristrukturimit vitin e kaluar. Rreth 300 janë pushuar nga puna dhe rreth 500 të tjerë do të pushohen duke filluar nga kjo javë.

    Numri më i madh i punëtorëve nga ky sektor në Ford janë në selinë e kompanisë në Dirborne, Michigan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark