Më pak se një orë na ndanë nga fillimi i super derbit të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, ndërmjet FC Prishtinës dhe SC Gjilanit, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti.com.
Trajneri i skuadrës kampione, Zekirija Ramadani ka vendosur për formacionin që do të nis ndeshjen sot kundër një Gjilani të fortë, që udhëhiqet nga trajneri karizmatik Ismet Munishi.
Nga minuta e parë kësaj radhe do të jetë mesfushori Endrit Krasniqi, i cili në ndeshjen e fundit ishte në bankën rezervë, pra do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën bardh e kaltër.
Po ashtu nga mintua e parë do të jetë edhe Mendurim Hoti, i cili ka munguar, ndërsa rolin e sulmuesit kryesor do të jetë Leotrim Kryeziu.
Edhe SC Gjilani ka publikuar formacionin për këtë ndeshje dhe është po thuajse formacioni i njëjtë.
Në sulm i vetmuar do të jetë Blerim Krasniqi, i cili do të përkrahet nga kapiteni Gerhard Progni.
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Prekazi, Hoxha.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Dardan Çaka, ndërsa në dhomën e sistemit VAR, do të jetë Erdall Zasella.
Prishtina pas katër xhiro renditet në pozitën e nëntë me një pikë, ndërsa mysafirët nga Gjilani në të pestën me gjashtë pikë.
Derbi i xhiros së katërt do të nis nga ora 16:00. /Insporti.com/