Kosova do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.
“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00.
Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.
Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari janë futbollistët e Superligës që do të luajnë nga fillimi.