Është momenti i Kristjan Asllanit. Pas fjalëve të Simone Inzaghit 24 orë më parë, se mesfushori shqiptar ishte gati për ndeshje të rëndësishme, vjen dhe konfirmimi në formacionin zyrtar zikaltër për përballljen me Real Sociedadin në transfertë.
Inzaghi e ka preferuar Asllanin bashkë me Mkhitaryan në mesfushë, në mungesë të Çalhanoglu, që ka pasur probleme fizike.
Një mundësi e artë për lojtarin e Kombëtares shqiptare për t’i treguar trajnerit se meriton shumë më tepër minuta në këmbë.