×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Formacioni i mundshëm i Ballkanit përball Zalgiris

    Insajderi
    05 July 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Ballkanit do të fillojë sot garat evropiane për herë të parë në histori të klubit. Ballkani do të përballet me kampionin nga Lituania, FK Zalgiris.

    Ndryshe nga Ballkani që ndodhet për herë të parë në rrethin kualifikues për UEFA Champions League, kundërshtari i tyre është i njohur për këtë fazë.

    Përpos mungesës së Rrustem Hoxhës, skuadra e udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja është e kompletuar dhe e përgatitur plotësisht për këtë sfidë.

    Daja, në konferencë për media kishte paralajmëruar se do të sjellë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara, teksa ka shtuar se ka përgatitur dy skema të ndryshme për lojën.

    Formacionet e mundshme me të cilat mund të paraqiten skuadrat.

    Ballkani (4-3-3): Dashnor Balaj (GK); Armend Thaçi, Arbër Potoku, Astrit Thaqi, Egzon Sinani; Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica; Albion Rrahmani, Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark