Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Premier Ligë në ditët e ardhshme. Koha dhe kërkesa e lartë e Juventusit për çmimin e kartonit të tij është kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, shkruan Insporti.com.
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka udhëtuar për në Torino në mbrëmjën e së mërkurës për ta shpejtuar largimin e klientit të tij nga Juventusi.
Sipas gazetarëve italianë, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Mendes ia ka ofruar Manchester Cityt, Ronaldon, por situata është e komplikuar.
City nuk dëshiron të paguajë 25 milionë euro dhe Pep Guardiola dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, të cilin italianët e duan si pjesë e marrëveshjes.
Ish ylli i Real Madridit është në kontratë me Juventusin deri më 2022.
Deri më tani klubi italian nuk pranuar ende asnjë ofertë konkrete nga kampioni anglez apo edhe nga ana e Ronaldos kërkesë për t’u larguar. Por, kjo mund të ndodh gjatë ditës së sotme.
Për shërbimet e Ronaldos i interesuar është vetëm Manchester City.
Kampioni anglez dhe Ronaldo kanë kohë edhe pesë ditë për të kompletuar transferimin, pasi më 31 gusht mbyllet afati kalimtar i verës.
Ronaldo e dëshiron largimin nga Juventusi pas rikthimit të trajnerit Maxmiliano Allegri në pankinë.
Në rast të kalimit të yllit portugez në Manchester City, atëherë tifozët e Manchester United dhe vet klubi do të ndihen të tradhtuar nga legjenda e tyre, pasi do të veshë fanellën e rivalit të qytetit.
Ronaldo, 36 vjeçar, me Manchester United ka fituar tre tituj të kampionit, një Ligë të Kampionëve dhe “Topin e Artë” në vitin 2008. /Insporti.com/