Një rojë sigurie po bënte kontrollin rutinë në një pyll të Rusisë, kur papritur dëgjoi të qara bebesh.
Ai ndoqi zërin që e çoi drejt një grope me dhè të freskët. Aty shqoi duart e vogla që lëviznin jashtë dheut, të mbuluara me insekte, baltë e gjethe të kalbura.
I tronditur, ai e nxori fëmijën që ishte groposur me një çantë dhe e dërgoi në spital, ku njoftoi policinë. Foshnja kishte vetëm pesë ditë që kishte lindur.
Foshnja, e quajtur Kristina, ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi ishte mbuluar me të pickuara nga insektet dhe milingonat, të cilat i kishin hyrë thellë në veshë e deri në sy.
Policia ruse arriti të gjejë nënën biologjike të vajzës, një 22-vjeçare që u arrestua menjëherë.
Fillimisht, nëna i tha policisë se ia kishin grabitur fëmijën.
Por pas disa presionesh ajo pranoi që e kishte hedhur vetë pesë ditë pasi e kishte sjellë në jetë.
Foshnja ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte mbuluar me të pickuara nga insektet dhe milingonat, të cilat i kishin hyrë thellë në veshë e deri në sy. Nëna tha që babai i fëmijës nuk kishte dashur të mbante përgjegjësi, pasi kishte pasur lidhje kalimtare me vajzën, dhe tani ishte fejuar me dikë tjetër.
Pasi u vërtetua nga ADN që ai ishte vërtet i ati, ai tha se nuk kishte qenë në dijeni të lindjes, dhe shkoi menjëherë në spital.
Ai dhe gruaja e tij e pranuan vajzën në familjen e re. Nëna biologjike u dënua me dy vite burg, dënim që ngjalli zemërim në publikun rus, të cilët mendonin se meritonte dënim më të rëndë.
Për të shmangur raste të tilla, vende si Gjermania, Zvicra dhe Italia kanë krijuar “kutitë e bebeve”, që në kohët e mesjetës quheshin “kulla braktisjeje”. Kutitë viheshin pranë kishave, spitaleve dhe rrugëve me shumë njerëz, që prindërit nën stres të shkonin e t’i linin foshnjat e braktisura aty.