×
  • Lajme
  • Insajderi

    FOTO| Dy qeveritë mblidhen në hotelin e përkrahësit të Albin Kurtit

    Insajderi
    19 June 2022 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

    Sipas agjendës së dërguar nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet në hotelin “Garden” në Prishtinë. Ky hotel është në bashkëpronësi të Shkëlzen Shalës, i cili nga postimet në rrjetet sociale vërehet se është një përkrahës i madh kryeministrit Albin Kurtit,

    Në të shumtën e rasteve, Shala publikon postime përkrahëse për kryeministrin Kurti.

    Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), hotel “Garden” është në bashkëpronësi të përkrahësit të Kurtit, të cilin ai po e favorizon me mbështetje.

    Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Shalën për të marrë një deklaratë nga ai, nëse ky ka qenë një favorizim që i është bërë për shkak të përkrahjes së madhe që ai ka ndaj kryeministrit Kurti.

    Shala ka pranuar që është përkrahës i Kurtit, megjithatë pyetja e gazetares për këtë rast i është dukur banale.

    “Jo nuk ka të bëjë kjo pjesë. Edhe për këto informacione po me duket banale me ba këso pyetje. Përkrahje i japi atij që është drejtë gjithmonë. Po ka pas procedura dhe s’ka të bëjë kjo pjesë me favorizim”, ka thënë Shala për Demokracia.com.

    Ai nuk ka pranuar të japë detaje se çfarë procedurash janë kërkuar, që kjo mbledhje të mbahet në hotelin e tij.

    “Jo nuk muj me të tregu, edhe nuk munesh mem më marrë në pyetje në këso forme”, ka thënë në fund Shala.

    Në vazhdim do të gjeni disa postime të Shalës në përkrahje të Kurtit.

    Ndryshe, në mbledhjen që mbahet nesër mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërshtetërore. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark