×
  • Lajme
  • Insajderi

    FOTO \ Komuna e Alban Hysenit i lë shkollat pa ditarë, improvizojnë kopje

    Insajderi
    04 October 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pas një muaji grevë, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit nuk ka siguruar ditarë për nismën e vitit të ri shkollor 2022/2023.

    Gjimnazi “ Xhavit Ahmeti”  është detyruar t’i improvizoj ditarët me kopje për shkak se kanë mungesë të ditarëve origjinal.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një kopje se si duken këta ditarë.

    Insajderi mëson se asnjë shkollë në Gjilan nuk janë pajisur me ditarë ndonëse Drejtoria e Arsimit ka pasur kohë një muaj shtesë që t’ua siguroj ditarët.

    Insajderi ka kontaktuar edhe Drejtoreshën e Arsimin në Gjilan, Albana Demiri, por ajo pasi ka dëgjuar se po kontaktohet nga gazetarët e Gazetës e ka mbyllur telefonin.

    Demiri ka pranuar edhe një SMS me pyetjen lidhur me ditarët por nuk ka kthyer përgjigje.

    Komuna e Gjilanit udhëhiqet nga Alban Hyseni, që vie nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark