Insajderi
Lajme

Fotografia e NASA-së, vjen reagimi i Macronit

Insajderi
12 July 2022 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fotografia e NASA-së, vjen reagimi i Macronit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës e ka komentuar fotografinë ku shihen galaktikat e largëta.

Ai ka thënë se Franca është shumë krenare që kontribuon në “Teleskopit James-Webb”.

“Kjo fotografi nuk është vetëm më e largëta e vëzhguar ndonjëherë, por edhe më e vjetra – ajo udhëton 13 miliardë vjet mbrapa. Ne jemi duke parë agimin e universit tonë! Jam shumë krenar që Franca kontribuon në suksesin e Teleskopit James-Ëebb”, ka shkruar Macron në Facebook.

Mijëra galaktika – duke përfshirë objektet më të zbehta të vëzhguara ndonjëherë me anë të Infrared – janë shfaqur në pamjen e teleskopit Webb për herë të parë. Kjo pjesë e universit të gjerë mbulon një copë qielli afërsisht sa një kokërr rëre e mbajtur në gjatësinë e krahut nga dikush në tokë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark