×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Hulumtime/Analiza

    Fotografia nudo, paragjykimet, politika e arti- Rrëfimi i Fahredin Spahisë

    Insajderi
    04 January 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jeton në Kosovë dhe arti që ai bën është i rralle. Madje art si në pikturat e  renesancës.

    Fotografi Fahredin Spahija është prej artisteve të rralle shqiptar që bën fotografi nudo.

    Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për Insajderin, ku ka folur për artin, por jo vetëm, ka folur edhe për politiken, dhe për figura të rralla kombëtare që pati fatin të ju bënte portrete.

    Spahija është një ndër fotografët i cili ka bërë fotografi nudo dhe nuk i ka marr parasysh konceptin e paragjykimit dhe keqkuptimet madhore se nuditeti në fotografi mund të shihet  si erotizëm apo pornografi.

    Ka folur rreth rëndësisë së fotografisë ,fotografinë nudo në veçanti, konceptin e tabusë mbi nuditetin në fotografi, dhe shpjegon në detaje ndarjen midis erotikes pornografisë dhe nuditetit.

    Në kohën e renesancës pikturat nudo ishin ato që e simbolizuan këtë periudhe të artit dhe jo vetëm, piktorë të njohur ringjallën nudon në pikturë si një kthim në antikitet duke humanizuar shenjtorët e lartë, në qendër te piktura nudo ishin femrat duke u keqkuptuar shpeshherë se këto piktura ishin ekskluzivisht për sytë e meshkujve elitar.

    Piktoret si Raphael dhe Botticelli krijuan piktura qe kane ne qender figuren femerore si  ‘The Birth of Venus’ by Sandro Botticelli dhe  ‘The Triumph of Galatea’ by Raphael (1483-1520).

    ‘The Birth of Venus’

    ‘The Triumph of Galatea’

    Këto dy piktura përshkruajnë mite të ndryshme klasike e që në llojin e artit hyn në kuadrin e nuditetit dhe erotikes.

    Një perceptim që  mbizotëronte në periudhën e renesancës sa i përket pikturave nudo ishte se në ato piktura ku femra ishte subjekt përçonte disa “virtyte” sipas Diane Wolfthal, nudot femra ishin të njohura për shkathtësitë e tyre sepse ato prezantonin mëkatet e epshit, krenarin, martesën, pjellorin e shumë gjëra tjera.

    Për të kaluar në nuditetin në fotografi e cila konsiderohet si një zhanër i artit të bukur e që përshkruan apo paraqet trupin e njeriut me theks të veçantë formën , përbërjen, përmbajtjen emocionale dhe cilësi të tjera estetike.

    Ky zhanër i fotografisë në Kosovë nuk është edhe aq i përhapur, kjo sepse lidhet ngusht me rrethanat, hapësirën dhe zhvillimin artistik të shoqërisë në përgjithësi, por edhe në aspektin religjioz ne vend.

    Kjo ka ndaluar shumë fotograf që ta  krijojnë, por edhe ta shfaqin ketë zhanër të fotografisë për shkak të konceptit të paragjykimit dhe keqkuptimit madhor duke e konsideruar nuditetin në fotografi si erotizëm apo pornografi.

    Por fatmirësisht fotografi Fahredin Spahija nuk i ka marr parasysh të gjitha këto duke krijuar, shfaqur fotografi nudo me të vetmen arsye se kjo lloj fotografie i përket edhe është art i bukur.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark