×
Show

Fotoja që i ndryshoi jetën, nga shitës çaji në model

Insajderi
22 October 2016 - 08:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

18-vjeçari Arshad Khan që shiste çaj në treg, u bë i famshëm falë një fotografie. Por jeta e tij ndryshoi tërësisht kur u fotografua nga Jiah Ali në një ditë pune të zakonshme në pazarin Itëar disa muaj më parë dhe u publikoi atë në Instagram me hashtagun “chaiëala” (shitës çaji në Varanasi, Indi).

Shumë shpejt e Arshad u kthye në një sensacion online dhe vodhi vëmendjen e mediave në një shkallë të madhe.

222-1

“Sot në mëngjes e mora vesh që isha shumë i bukur. Nuk e dija. Kanë ardhur plot njerëz që më bëjnë fotografi e më regjistrojnë me kamera”, tha Arshad Khan. I riu shtathedhur, me sytë bojëqielli, është i kënaqur nga vlerësimi, por edhe i hutuar nga vëmendja e jashtëzakonshme që vërshoi kaq papritur mbi të.

“Në fillim u ndjeva mirë, por pastaj filluan të vinin shumë njerëz e të bënin fotografi. Nuk e di deri ku mund të shkojë e gjitha kjo dhe nisa të shqetësohem. Madje edhe u mërzita në një moment se nuk po e kuptoja ç’ishte gjithë kjo rrëmujë”, tha Arshad.

235235

Që pas fotos ai ka nënshkruar kontratë nga kompania e shitjeve me pakicë Fitin për të modeluar për të.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark