×
  • Lajme
  • Insajderi

    Franca e shqetësuar me situatën në Veri, kërkon uljen e tensioneve

    Insajderi
    13 December 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca ka reaguar pas vendosjes së barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës.

    Në një deklaratë të Ministria e Jashtme, shpreh shqetësimin lidhur me situatën e krijuar atje.

    MPJ-ja franceze e dënon fuqishëm sulmin mbi policët e EULEX-it dhe aktet e tjera të dhunës.

    “Palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe ndjenjë të përgjegjësisë për t’i ulur tensionet” thuhet në deklarimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.

    Franca inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”.

    Diplomacia franceze në reagim thekson se do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.

    E marta, është dita e katërt e vendosjes së barrikadave në veri në afërsi të pikave kufitare me Serbinë.

    Kjo për shkak të arrestimit të një ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se sulmoi policinë në Zveçan ku mbeti i plagosur një zyrtar policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark