×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Franca miraton ligj të ri kundër bullizmit në shkolla

    Insajderi
    18 August 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse më herët nxënësi i bullizuar largohej nga shkolla, për t’u transferuar në një shkollë tjetër, tashmë në Francë do të ndodhë e kundërta.

    Ligji i ri parashikon që do të jetë pikërisht nxënësi ngacmues ai që do të dëbohet nga shkolla. Madje, do të dënohen edhe ngacmuesit kibernetikë prej një shkolle tjetër nga ajo e viktimës.

    Dekreti u lëshua këtë javë nga Ministri i Arsimit, Gabriel Attal.

    Kjo masë e re “dërgon një sinjal të fortë për sistemin arsimor kombëtar dhe për prindërit”, thotë Wilfrid Issanga, drejtor i shoqatës ALCHM, e cila lufton kundër bullizmit dhe abuzimit të fëmijëve.

    Ngacmimi në shkollë u bë një prioritet kombëtar pas vetëvrasjes në maj të Lindsay, 13 vjeçe, një nxënëse në Pas-de-Calais, në veri të Francës.

    Në mars 2022, ngacmimi në shkollë u bë vepër penale e dënueshme deri në 10 vjet burgim dhe gjobë deri në 150 mijë euro në rast të vetëvrasjes ose tentativës për vetëvrasje nga ana e viktimës së talljeve dhe ngacmimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark