×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca para vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

    Insajderi
    02 December 2018 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parisi zyrtar po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një nga çrregullimeve më të mëdha në 10 vjetët e fundit.

    Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux deklaroi sot se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave, transmeton Reuters.

    Një grup i të rinjve të maskuar, disa prej të cilëve kishin shufra metalike, bënë të shtunën një rrëmujë në rrugët e Parisit, duke djegur dhjetëra makina dhe barrikada.

    “Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente,” tha Griveaux për Radio Europe 1.

    I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ai tha se autoritetet po konsiderojnë të gjitha mundësitë në një takim që do të mbahet sot. Në protestën e djeshme, të paktën 224 persona u arrestuan në Paris, kryesisht në afërsi të fushës Elise, transmeton KosovaPress.

    Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të cilat kohët e fundit shënuan ngritje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark