Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy miqësoret e muajit shtator, që do t’i zhvillojë në gjatë ditëve në vijim, shkruan Insajderi.
Përzgjedhësi i “Gjelave”, Didier Deshcamps për këto dy ndeshje nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesit Karim Benzema dhe mesfushorit Paul Pogba, për shkak të lëndimeve që kanë.
Në këtë listë nuk ka ndonjë befasi të madhe.
Mbrojtësi i Arsenalit, Ëilliam Saliba është ftuar për herë të parë në kombëtaren A pas paraqitjeve briliante në këtë sezon në Premier Ligë.
Në sulm prinë ylli i PSG, Kylian Mbappe i cili do të mbajë barrën kryesore për ta zëvendësuar Benzeman.
Po ashtu, është ftuar edhe Oliver Giroud. /Insajderi/