×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Francesco Totti imazh i “Comodita Home”: Ndër kompanitë më të mëdha në botë

    Insajderi
    18 July 2022 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Francesco Totti e ka lënë topin anash. Ai e ka një punë më të rëndësishme për ta bërë.

    Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më besnikë në botë, po e xhiron një reklamë unike, dhe atë për hiq më pas se një brend të njohur kosovar.

    Me këtë projekt që po konsiderohet historik dhe ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në Ballkan, gladiatori romak u bë edhe zyrtarisht imazh i Comodita Home.

    Totti nuk hezitoi ta quajë nder faktin që bëhet pjesë e biznesit kosovar.

    “Para se gjithash dua ta falënderoj Comodita që më ka përzgjedhur mua. E di që Comodita është një nga kompanitë më të mëdha në botë. Për mua të jem pjesë e këtij projekti do të thotë shumë, mendoj që së bashku mund të bëjmë gjëra shumë të bukura dhe unike”, është shprehur Totti.

    Ish 10-shja e Romës dhe Kombëtares së Italisë tha se bashkëpunimi me Comoditan do të jetë një rrugëtim i bukur që do të jetojë gjatë.

    “Të hedh nënshkrimin tim në dyshekë më bënë akoma më shumë krenar, sepse në një brend të tillë kaq të rëndësishëm e të fortë të kesh emrin tënd në gjithë botën të ndihmon për ta vazhduar këtë rrugëtim të bukur. Siç e thashë unë dhe Comodita jemi dy gjëra shumë të rëndësishme që do të thotë së bashku do arrijmë të realizojmë gjëra të mëdha”.

    Është e konfirmuar zyrtarisht se mbi 50 mijë dyshekë do ta kenë vulën e nënshkrimin e Tottit.

    Para se t’i nënshkruajë dyshekët, ylli i futbollit italian e botëror firmosi kontratën me drejtorin e Comodita Home, Eroll Shabi. Ky e quajti nder dhe kënaqësi bashkëpunimin historik me Tottin.

    “Kjo vjen si një lajm i bukur jo vetëm për brendin tonë po edhe për shtetin e Kosovës. Bashkëpunime të tilla ndikojnë mjaftë mirë në promovimin e vendit globalisht dhe mirë informimin e botës për kualitetin e prodhimit që mund të ofrojmë. Ne jemi shumë të kënaqur që inovacioni më i ri i dyshekut do të lansohet në treg me një yll si Francesco Totti”, është shprehur Shabi.

    Shabi shpreson që projekti me Tottin do të jetë inspirim për bashkëpunime tjera të këtij kalibri edhe në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark