×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Frei largohet nga klubi zviceran, hapet rruga për Kosovën

    Insajderi
    09 November 2021 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alexander Frei dhe klubi i Wil kanë ndarë rrugët pas rreth një viti bashkëpunim.

    Klubi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me një marrëveshje të dyanshme me trajnerin zviceran.

    “FC Wil 1900 shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendej asnjë marrëveshje për orientimin e mëtejshëm sportiv dhe strukturor të klubit dhe i uron Alex Frei fat në hapin tjetër në shkallët e karrierës së tij”, tha drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser.

    Frei është përfolur mjaft shumë për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës dhe ishte një nga opsionet potenciale.

    Madje, vet ai kishte deklaruar se do të dëshironte ta drejtonte Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark