Ferizaj – Liria ka përfunduar në fushë me 4 qershor, ku prizrenasit fituan pas penalltive me rezultat 0-3.
Por jashtë fushës kjo ndeshje ende nuk ka përfunduar, pasi klubi prizrenas rrezikon ta humbas ndeshjen me rezultat zyrtar dhe kjo për faj të tyre.
Futbollistët e Lirisë kanë kontrata me klubin deri më 31 maj, derisa ndeshja me Ferizajn është zhvilluar më 4 qershor, çka do të thotë se futbollistët kanë luajtur ndeshjen e barazhit pa kontrata me klubin.
Kontratat e deponuara në FFK-në skadojnë më 31 maj, derisa Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare për ta marrë ndeshjen në tavolinë.
Te klubi prizrenas janë në panik të madhe dhe kanë filluar të bëjnë kontrata të brendshme me futbollistët.
Në rast se ndodh një gjë e tillë që futbollistët të kenë kontrata të brendshme me klubin dhe tjera të deponuara në FFK, atëherë prizrenasit duket se janë në telashe të mëdha.