×
Show / Fashion

Frikë dhe vdekje: Vendet ku këmba e njeriut nuk guxon të shkelë

Insajderi
25 April 2019 - 09:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Planeti në të cilin jetojmë ka shumë vende të mrekullueshme për t’i eksploruar, megjithatë disa prej tyre janë shumë të rrezikshme, tepër të mbrojtura ose ndoshta shumë të veçanta për t’u vizituar. Këto vende janë plotësisht të izoluara nga bota jashtme.

Ishulli i Gjarpërinjve, Brazil

Ilha da Queimada Grande e Brazilit, i quajtur edhe Ishulli i gjarpërinjve, është shtëpia e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë. Helmi i tyre është aq helmues saqë shkrin mishin e njeriut gjatë kafshimit. Pretendohet se ka një gjarpër për metër katror në zona të caktuara. Për arsye sigurie, qeveria braziliane nuk lejon vizitorët që ta vizitojnë këtë vend.

Varri i Qin Shi Huang, Kinë

Fermerët zbuluan varrin e perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, në vitin 1974, ndërkohë që arkeologët kanë gjetur trupat e rreth 2,000 ushtarëve argjilë, gjersa 8,000 të tjerë ende nuk janë zbuluar. Pavarësisht gërmimeve, qeveria kineze i ka ndaluar arkeologët të prekin varrin qendror ku ndodhet trupi i Qin Shi Huang. Vendimi pjesërisht është marrë për të respektuar të vdekurit, por edhe nga frika se teknologjia e tanishme nuk mund të bëjë gërmime pa dëmtuar artefaktet e lashta.

Çernobili, Ukrainë

Më 26 prill 1986, një shpërthim pranë Çernobilit, Ukrainë, (i cili ishte atëherë pjesë e Bashkimin Sovjetik) u bë aksidenti më i keq bërthamor në histori. Megjithëse akuzat e vdekjes të shkaktuara nga rrezatimi janë të pamundura për t’u verifikuar, ekspertët vlerësojnë se midis 9,000 dhe 1 milion njerëz do të vdesin nga kanceri si pasojë e rrezatimit. Më shumë se 30 vjet që nga fatkeqësia, projektet e pastrimit vazhdojnë ende dhe drejtori i termocentralit supozon se zona nuk do të jetë e banueshme për të paktën 20,000 vjetët e ardhshme.

Zona 51, Nevada

Qeveria e SHBA-së nuk pranoi se Zona 51 ekzistonte deri në vitin 2013 kur dokumentet e lëshuara përmendën bazën ushtarake të Nevadës. Zyrtarët ende nuk e kanë zbuluar se çfarë lloj hulumtimi po kryhet aty, megjithëse teoricienët e konspiracionit kanë mendime të ndryshme. Ky vend është bërë i famshëm para së gjithash si vend strehues i jashtëtokësorëve dhe teorive komplotiste të UFO-ve. “Zona 51” është konfirmuar në dokumentet e CIA-s, të publikuara online nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, në Universitetin “George Washington”.

Ishulli i Sentinelit të Veriut, Indi

Në Gjirin e Bengalit ndodhen ishujt Andaman dhe Nicobar, shumica e të cilave janë territore indiane. Fisi Sentinelez i Ishullit Sentinel të Veriut mendohet të ketë qenë atje për 60,000 vjet dhe është një nga komunitetet e fundit në botë që ka mbetur plotësisht i izoluar nga shoqëritë e jashtme. Në vitin 2006, një varkë e dy peshkatarëve arriti atje ku u vranë nga banorët lokalë. Që atëherë, ka pasur raportime për të shtëna nga anëtarët e fisit në drejtim të helikopterëve që kalojnë. Për shkak se për këta banorë, kontakti me të huajt mund të jetë vdekjeprurës qeveria indiane ka rënë dakord të mos përpiqet të krijojë ndonjë kontakt me ta.

Arkivat sekrete të Vatikanit

Në një zonë të mbrojtur të Vatikanit janë 53 milje raftësh që përmbajnë dokumente që kanë të bëjnë me Kishën Katolike, që datojnë që nga shekulli i tetë. Disa prej këtyre dokumenteve përfshijnë një letër nga Princesha Mary e Skocisë duke kërkuar nga Papa i V që ta mbrojë nga varja, si dhe e dokumentet e shkishërimit të Martin Luther Kingut. Arkivi u hap për studiuesit në vitin 1881, por nuk është e lehtë të hysh brenda. Studiuesit që aplikojnë për qasje mund të kenë akses vetëm për tre muaj dhe nuk lejohen më shumë se 60 studiues në të njëjtën kohë.

Fort Knox, Kentaki, SHBA

Në shtetin amerikan të Kentakit ekziston një fortesë e quajtur Fort Knox, e cila është sinonim i sigurisë në të gjithë botën.

Emri i saj teknik është “Depozituesi i Thesarit të Shteteve të Bashkuara” ndërsa emrin Fort Knox e mori në bazë të postës që ndodhet aty pranë. Ky vend konsiderohet vendi më i sigurtë në planet. Punonjësit kanë rregulla strikte dhe vizitorët nuk janë të mirëpritur këtu për dekada të tëra. Edhe atë kohë presidenti amerikan Franklin Roosevelt mezi ishte lejuar që të hynte.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark