Insajderi
Botë

Frikë në plazh, luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit

Insajderi
11 July 2022 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Frikë në plazh, luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit. Dy luanë të detit shkaktuan bujë dhe panik kur u shfaqen në një plazh në zonën La Jolla të San Diegos dhe filluan të vrapojnë pas njerëzve.

Kujdestarët e plazhit ishin në gatishmëri në ujë, duke u siguruar që askush të mos lëndohej dhe luanët e detit të gjenin lehtësisht rrugën për në det.

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët besojnë se luanët e detit vuajnë nga mungesa e gjahut natyror, duke i detyruar nënat që ushqehen me gji të kërkojnë ushqim në det. Ndërprerja e zinxhirit ushqimor rreth kolonive kryesore të gjitarëve detarë besohet të jetë shkaktuar nga rritja e temperaturave të ujit, të cilat nga ana tjetër shkaktohen nga erërat jashtëzakonisht të lehta përgjatë bregut perëndimor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark