×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    ‘Frikësohen’ nga shqiptarët, tifozët e Buducnostit vijnë me këtë veprim në rrjetet sociale 

    Insajderi
    11 July 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e Buducnostit, “Varvar” kanë paralajmëruar udhëtimin në Kosovë për ndeshjen ndaj Llapit, e cila luhet të enjten me fillim nga ora 20:00.

    Megjithatë, ata gjatë paralajmërimit bën skandal duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Tifozët ultras të Buducnostit njihen si tifoz shumë nacionalist dhe problematik, por siç duket kanë marrë masat që të mos përballen aspak me shqiptarët.

    Ata kanë ndaluar komentet në rrjetet e tyre sociale në çdo postim që kanë bërë lidhje me udhëtimin në Kosovë.

    Kjo ka ndodhur pasi ata frikësohen nga “vërshimi” i komentuesve nga tifozët shqiptarë, pasi dihet se organizimi është jashtëzakonisht i madh nga tifozët tanë për këtë ballafaqim.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, teksa atmosfera elektrizuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark