Njomza Salihi

Njomza Salihi -

17:35 - 14 Tetor 2022

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Foto: Vjosa Osmani-Sadriu, Facebook

Kabineti i të parës së shtetit nuk e kishte konfirmuar pranimin e e-mail, dhe nuk kishte kthyer përgjigje brenda shtatë ditëve, dhe as pas shtatë të tjerave shtesë ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

Gazeta Insajderi më 11 gusht të këtij viti e kishte nisur një kërkesë për qasje në Dokumente Publike për në Zyrën e Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në të kërkoheshin shpenzimet e Presidentes dhe të stafit të saj për vizitën që kishin bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në korrik.

Kërkesa për Qasje në Dokumente Publike e bërë më 11 gusht 2022 nga gazetarja e Insajderit, Njomza Salihi

Kabineti i të parës së shtetit nuk e kishte konfirmuar pranimin e e-mail-it, dhe nuk kishte kthyer përgjigje brenda shtatë ditëve, dhe as pas shtatë të tjerave shtesë ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

Pasi Gazeta Insajderi kishte pritur dy javë për përgjigje, më 30 gusht 2022 kishte çuar një ankesë për Zyrën e Presidentes tek Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Ankesa e çuar më 30 gusht 2022 nga Njomza Salihi, gazetarja e Insajderit, për Zyrën e Presidentes tek Agjencia për Informim dhe Privatësi

Kjo e fundi e kishte pranuar menjëherë ankesën, dhe kishte filluar ta trajtonte atë.

Sot, dy muaj pasi Gazeta Insajderi e kishte çuar kërkesën, Zyra e Presidentes ka kthyer përgjigje për shpenzimet që Osmani-Sadriu dhe stafi i saj i kishin bërë gjatë korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Presidentes ka kthyer përgjigje për shpenzimet e Osmani-Sadriut dhe të stafit të saj dy muaj pas kërkesës së Gazeta Insajderi

Shpenzimet iu lejuan Gazetës Insajderi vetëm pas urdhrit që Agjencia për Informim ia bëri Presidencës më 6 tetor.

Njoftimi i AIP se shpenzimet janë lejuar vetëm pas dërgimit të shkresës njoftuese më 6 tetor 2022

Nëse të njëjtat nuk do të dërgoheshin nga stafi i Presidentes, atëherë institucioni që drejton kjo e fundit mund të dënoje me gjobë nga institucioni që mbikëqyrë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

P.S. Shkrimi për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe stafit të saj, do të publikohet sonte.

Lexo edhe:

© Gazeta Insajderi