×
  • Sport
  • Sport

    Frizeri fatlum, që modeloi “Pleshtin” për ceremoninë e prezantimit, u çmend: “Ishte një bekim që preva flokët e Leo Messit”…

    Insajderi
    17 July 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithë e prisnin me padurim prezantimin e Lionel Messit nga Inter Miami, edhe pse shiu dhe erërat e forta nuk i lanë njerëzit ta shijonin në maksimum. Ylli argjentinas përjetoi apoteozën e 18 mijë tifozëve të ekipit amerikan, që ndodheshin në fushë.

    Por më parë nga mbrëmja magjepsëse, ishte e pamundur që ylli argjentinas të mos kujdesej për prerjen e flokëve. Shorti i ra Luis Riveras, pasi sulmuesi 36-vjeçar i kërkoi parukierit të tij në Barcelonë që t’i rekomandonte dikë.

    Luis Rivera jeton në… paranojë që kur shkoi dhe e preu flokët e argjentinasin në shtëpi. Të dy kanë pozuar për një foto, që Rivera ka postuar në Instagramin e tij.

    Nën postimin ai shkroi në mënyrë karakteristike: “Zot ia arrita. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh, të mund të takoj dhe të pres flokët e më të mirit në botë. Lionel Messi mirë se erdhe në Miami!

    Sot është një ditë shumë e madhe për mua, vetëm kujtoj se nga vij dhe çfarë më kanë mësuar prindërit e mi në jetë. Këto vlera më bëjnë kjo që jam sot si profesionist.

    Faleminderit Cristian Maez (s.b. parukieri i Messit në Barcelonë), sepse ju jeni ai që Zoti përdor për të bërë të gjitha këto të mundshme.

    Faleminderit që besove te mua dhe më rekomandove te djaloshi kryesor, i cili më bëri të ndihem si familje kur hyra në shtëpinë e tij, të dua vëlla.

    Dua të them e të shkruaj më shumë, por ende jam në shok dhe fjalët nuk më dalin. Shpresoj të shprehem shpejt!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark