×
  • Lajme
  • Aktuale

    Fryrja e çmimeve nga Ex-Fix: Pushteti amniston donatorin e partisë, gazetarët kritikojnë Qeverinë

    Insajderi
    15 March 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mashtrimin e kompanisë së derivateve EX Fis, me çmimet e karburnateve ditëve të fundit në Kosovës e kanë denoncuar gazetarët kosovarë. Sipas tyre, kjo kompani kishte importuar derivatet me çmim të ulët, kishte deklaruar në shtet kur i është kërkuar se ka në stok mbi 3 milionë litra por që të njëjtin e kishte shitur me çmimin deri në 1.80 euro. Kjo kompani kishte qenë po ashtu donatore e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve

    Kompania e derivateve EX Fis, që në të njëjtën kohë është edhe donatore e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje është denoncuar nga gazetarët për rritjen e çmimeve.

    Kjo kompani fillimisht kishte bërë një njoftim duke treguar se kishte vendosur që naftën ta shes në treg pa fitim, vetëm sa për ta mbuluar koston e blerjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    Njoftimi i saj i datës 8 Mars, ishte respektuar nga ajo vetë vetëm për një ditë. Vetëm pas një dite ‘EX FIS’ i kishte shtrenjtuar çmimet brenda ditës, duke mashtruar kështu qytetarët.

    Sipas drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri me 3 mars kur qeveria mori vendimin për marzhën e finitimit të kompanive të derivateve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte kërkuar nga kompanitë të deklarojnë rezervat që kanë në stoqet.

    Kjo kompani sipas Ollurit, ka deklaruar se ka mbi 3 milionë litra në stok për shitje me pakicë. Për të njëjta ajo ka nisur shitjen me cmime të fryra që kanë arritur deri në 1.80 euro.

    “Njëra prej kompanive që është financuese e VV-së, kompania EX FIS thotë se i kam në stok 3 milionë litra e njëjta kompani prej datës 4-10 shtatë herë e rritë cmimin e naftës, nga 1.07 deri ne 1.80. dmth qato litra që i ka në stok e rritë shtatë herë cmimin për me i mashtru qytetarët. Kurti nën 1, për arsyje që e ka financues të partisë, nën 2 për shkak që nuk ka inspektora me kotrollu”.

    “Na kemi pas raste të naftës kur në reklame është zbritë cmimi i naftës para dy tri dite kur ka shku qytetari me mushë kerrin a këtu në sistem ta qet ende me cmim të vjetër, punëtori thotë që kemi problem me sistem edhe nuk mujme  me ta ndërru cmimin. Kjo bëhet për shkak se nuk ke inspektor në terren”, tha Olluri në debatin në T7.

    Lidhur me rritjen e çmimeve nga kjo kompani e derivateve ka reaguar edhe gazetari, Valon Syla. Ai tha se donatori i VV-së ka mashtruar me çmimet por nuk janë marrë masa ndaj saj.

    “Pushteti i Kurtit e lejon Ex Fisin me manipulu me çmime se e ka donator të partisë. Donator të fushates. Nuk është punë bursë këtu. Po punë mashtrimi”, tha Syla në debatin televiziv në T7.

    Kjo kompani para disa ditësh ishte zotuar se do të shiste naftë pa fitim për klientët e tij, në këtë periudhë kur çmimet e naftës ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë në Kosovë.

    Ajo madje njoftonte se posedon stoqe të mjaftueshme të naftës që edhe në të ardhmen të kishte stabilitet.

    Gazetari Zekirija Shaban, ka publoikuar faturat e njërës nga pikat e karburantit të ‘Ex Fist’  të datë 9 mars, ku shihet se çmimi i tyre kishte ndryshuar brenda një ore, pavarësisht se kishin deklaruar se do të shisnin naftë pa fitim personal.

    Në orën 9:40 minuta çmimi i naftës për litër kishte qenë 1.66 cent, kurse në orën 10:28 minuta të po të njëjtës ditë çmimi i naftës kishte fluturuar në 1.73 cent.

    Rritje e pakontrolluar e çmimeve të naftës javëve të fundit ka nxitur reagime të shumta duke vënë në fuksion edhe organet e shtetit.

    Vetëm të enjten Policia e Kosovës kishte nisur aksion në tri pompa të benzines në Kosovë, për të hetuar mashtrimet me çmimet e naftë.

    Mashtrimi i tregtarëve në kohë lufte në Ukrainë ka shkatuar krizë në të gjitha produktet bazik në Kosovës, përveç mashtrimet me cmimet e naftës ka pasur edhe rritje të çmimit të vajit në mënyrë marramendse. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark