×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Fshati Hade i komunës së Obiliqit tash e 5 ditë pa ujë, flet drejtori i ujësjellësit

    Insajderi
    16 November 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fshati Hade i komunës së Obiliqit është pa ujë tash e 5 ditë.

    Qytetarët po ankohen se nuk po kanë ujë për të pirë dhe as vend për ta blerë ujin.

    Madje, qytetarja nga Obiliqi (emër i njohur për redaksinë) ka thënë se janë në gjendje alarmante shkaku i mungesës së ujit.

    Ajo ka kontaktuar me drejtorinë e ujësjellësit të Obiliqit shumë herë, por të njëjtit kanë thënë se janë duke punuar, ose janë prishur pompat.

    Qytetarja nga Obiliqi ka dërguar edhe fotografinë me mesazhe të shumta drejtuar drejtorit të ujësjellësit, Fidaim Jashari. Ai çdo herë i është përgjigjur se janë duke punuar.

    “Jemi t’u punu ne të gjithë zonën për me i furnizu, po bëjmë gjithçka që është e mundur, kemi problem në pompë, jemi t’u punu po shpresojmë me rregullu gjatë ditës” – ishin mesazhet e drejtorit të ujësjellësit.

    Mesazhet e një qytetareje që janë dërguar në adresë të drejtorit të Ujësjellësit në Obiliq, Fidaim Jashari

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me drejtorin e ujësjellësit, Fidaim Jashari, i cili tha uji është ndalur që nga dita e hënë.

    Ai shtoi se janë vjetruar pompat dhe se po punojnë për ndërrimin e tyre. Jasharin njofton se uji më së largu në fshatrat, Lajthishtë, Siboc, Obiliq dhe Hade do të vijë sot pasdite ose nesër në mesditë.

    “Uji është ndal të hënën në mesditë për shkak të prishjes së një pompe që i furnizon tri fshatra, pompa është prishë, jemi munduar me riparu, por e kemi parë që është e pamundshme sepse i ka dëmtu qarqet. Pompa është prish shkaku i vjetërsisë, punon që 7 vite. Po shpresojmë që kah mbrëmja me funksionalizu, ose nesër në mesditë” – tha Jashari për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark