×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fshati më i pastër në Azi ku pastrimi është ritual për të gjithë

    Insajderi
    09 June 2016 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Maëlynnong në Indinë veriore, pastrimi është ritual për të gjithë – nga fëmijët e deri tek të moshuarit që tashmë I kanë humbur edhe dhëmbët.  Të gjithë pastërtinë e marrin shumë seriozisht.

    Ky fshat i vogël i përbërë prej rreth 600 njerëzve është i njohur si fshati më i pastër në Indi.

    Homes in Mawlynnong are simple, typically made of bamboo and metal

    Dhe për Indinë, në fakt kjo do të thotë shumë marrë parasysh që vendi përballet me mbeturina thuajse në çdo cep.  Problemi është serioz saqë kryeministri Shri Narenda modi ka lansuar një mision ambicioz për pastrimin e Indisë në tetor të vitit 2014, shkruan BBC.

    Fshati u shpall si më i pastërti në Azi në vitin 2003 kurse si më i pastër në Indi në vitin 2005.

    Tani fshati është kthyer në një burim krenarie.

    A view of Mawlynnong

    Por si ja dalin? Pastrimi në fakt fillon që në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet nga të gjithë nga pak. Fëmijët të pajisur me doreza dhe mjete të tjera fillojnë punën në ora 6 30 në mëngjes.  Ata pastrojnë mbeturina të ndryshme, largojnë gjethet e rëna.  Po ashtu, aty janë të punësuar dy kopshtarë që mirëmbajnë parqet, lulet e të tjera./Insajderi.com

    Even the rubbish bins are aesthetically pleasing in Mawlynnong

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark