Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besart Dreshaj gjatë fushatës ka pasur përkrahjen e fshatrave të Komunës së Istogut për kandidaturën e tij si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimeve që kishte zhvilluar një takim me banorët e Gurrakocit, Dreshaj i kishte falënderuar për përkrahjen e madhe dhe besimin e dhënë si deputet i ardhshëm i Kosovës dhe programit qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë besoj në Ju ashtu siç Ju besoni në LDK, në shtet, në Republikën tonë! Faleminderit nga zemra ✌ ✌ ! Për shtetin shtet: LDK 132 ✔ Avdullah Hoti 01 ✔ Besart Dreshaj 37 ✔ ”, kishte shkruaj Dreshaj në Facebook.
Ai po ashtu kishte falënderuar edhe fshatin Lubozhde për përkrahjen e tij gjatë fushatës.
“Faleminderit Libozhde”, ka shkruar Dreshaj.
Besart Dreshaj në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka numrin rendor 37.