×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Fshini këto 13 aplikacione nga telefoni juaj, kanë virus të rrezikshëm

    Insajderi
    06 January 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdoruesit e pajisjeve Android duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë ndonjë nga aplikacionet e mëposhtme në telefonin e tyre.

    Google ka hequr 13 aplikacione nga Play Store, të cilat ekspertët e sigurisë zbuluan se përmbanin virusin Xamalicious.

    Xamalicious është një virus që lejon hakerët të shkarkojnë në distancë të dhënat nga pajisja e një përdoruesi pasi të instalohet aplikacioni.

    Kjo i lejon hakerët të hynë në ekran si dhe të aktivizojnë leje të ndryshme në telefon. Pasi t’i jepet qasja, hakerët mund të infektojnë pajisjen me spyware ose Trojans që vjedhin para nga llogaria.

    Lista e aplikacioneve që përdoruesit duhet t’i fshijnë:

    Essential Horoscope for Android

    3D Skin Editor for PE Minecraft

    Logo Maker Pro

    Auto Click Repeater

    Count Easy Calorie Calculator

    Sound Volume Extender

    LetterLink

    NUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE &NUMBER PREDICTIONS

    Step Keeper: Easy Pedometer

    Track Your Sleep

    Sound Volume Booster

    Astrological Navigator: Daily Horoscope & Tarot

    Universal Calculator

    Përdoruesit këshillohen t’i fshijnë këto aplikacione nëse i kanë në telefonin e tyre, si dhe të kontrollojnë nëse Xamalicious është instaluar në pajisje pa dijeninë e tyre./koha.net

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark