×
  • Lajme
  • Insajderi

    FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj

    Insajderi
    15 December 2022 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë.

    Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar 2023.

    Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim.

    Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
    • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
    • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,
    • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
    • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
    • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
    • Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit;
    • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.
    • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);

    Këto janë dokumentet e nevojshme për aplikim:

    • Diploma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
    • Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj);
    • Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
    • Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit);
    • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;
    • Foto portret 4×4 për aplikim (elektronike);
    • Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon);
    • Dokumenti i zotësisë së veprimit.

    Linkun për aplikim mund ta gjeni KËTU

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark