Insajderi
Lajme

FSK-ja realizon operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve partnere

Insajderi
09 June 2022 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK-ja realizon operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve partnere
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar operacione bashkë me ushtritë e 37 vendeve tjera partnere në UF “EFES 22”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në këtë ushtrim FSK-ja po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark