×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK po trajnohet me armatimin e ri që është pajisur

    Insajderi
    01 September 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës po kryen përgatitjet me armatimin e ri.

    Mehaj përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook shkroi se FSK janë gati për çdo mision ushtarak të NATO’s.

    Njoftimi i plotë i Mehajt:

    USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS E GATSHME PËR ÇDO MISION USHTARAK

    Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e rradhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

    Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.

    Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark