×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    FSK realizon ushtrimin fushor “Shpata 3’’

    Insajderi
    24 November 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar së në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapacitetit profesionale, Regjimenti i Dytë i Këmbësorëve të Forcave Tokësore ka realizuar Ushtrimin fushorë “Shpata 3”.

    Bëhet e ditur se ushtrimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të validojë përgatitjen taktike ushtarake të nivelit T1 të këmbësorisë së lehtë.

    “Kompania e Mekanizuar ka përfunduar me sukses procesin e validimit të aftësive individuale të pjesëtarëve, ku ushtarakët janë validuar në detyrat individuale të ushtarit duke treguar kështu profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të KOMFSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark