
Federata e Mjekëve të Kosovës në krye me Tevide Imerin ka dalë kundër grevës së nisur nga BSPK. Imeri i tha Insajderit se nuk e ka parë të arsyeshme që për 40 euro t’i qes në rrugë punonjësit shëndetësorë. Ndaj kësaj deklarate të Imerit ka reaguar kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj në intervistë për Gazetën Insajderi, ka thënë se është habitur me veprimet e Imerit.
Potencoi që kjo federatë ka qenë ndër më të zëshmet për ligjin e pagave.
“Pak na ka habitur qëndrimi i kryetares tani të FSSHK-së, kjo federatë dikur ka qenë shumë e zëshme për ligjin e pagave, vazhdimisht kanë thënë se në mungesë të ligjit të pagave dhjetëra kuadro të mjekëve po ikin, pra unë jam i sigurt që edhe mantelbardhët kanë nevojë”, tha Jasharaj.
Sipas tij, Tevide Imeri po e keqpërdorë pozitën e saj si kryetare. Ai thotë se ka pakënaqësi brenda kryesisë së
“Ajo e ka keqinterpreu kërkesën…mbase shëndetësia i ka së paku 60 euro por shëndetësia është jetësisht e interesuar se çka do të sjell ligji i pagave për ata. Zonja që ka folur në emër të tyre është dashur të bisedojë me anëtarësinë ngase unë kam komunikim të vazhdueshëm dhe ka pakënaqësi të mëdha, as unë as dikush tjetër që jemi kryetarë nuk kemi të drejt të flasim për anëtarësinë tonë pa u konsultuar me të. Nuk është e drejt e as njerëzore të keqpërdoret besimi i anëtarësisë, në asnjë rast e moment”, deklaroi ai në Insajderi.
Gazeta Insajderi ka raportuar lidhur me përplasjet mes krerëve të mjekëve, pikërisht për grevën.