×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ftohen qytetarët që u mashtruan nga “Prishtina Jet” të paraqiten në Polici

    Insajderi
    05 August 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar dy pronar të agjensisë Prishtina Jet, të cilët dyshohet se kanë mashtruar mërgimtarët me bileta të aeroplanit ndërsa Policia fton të paraqiten ata që ranë pre e mashtrimeve.

    Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ‘Prishtina Jet’ , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit”.

    Prokuroria dje njoftoi se janë arrestuar dy biznesmenë, pas një aksioni në Prishtinë dhe Podujevë, nëndyshimet për mashtrim të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark