Fuad Ajvazi i është bashkuar Përfaqësues së Kosovës në grupmoshën U-19. Mbrojtësi prishtinas i talentuar vit pas viti po vazhdon me rritje në karrierën e tij.
Insajderi raporton se qendër-mbrojtësi i Ramiz Sadikut tashmë ka pranuar ftesën nga përzegjedhësi i Kosvoës, Ramiz Krasniqi dhe se në grumbullimin e ardhshëm do t’i bashkohet.
Ajvazi, 17-vjeçar, është ndër futbollistët më premtues në futbollin vendor.
Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe karrierën e ka nisur në shkollën e famshme “Kurda”, ndërsa tani është pjesa e Ramiz Sadikut, klub ku kanë shumë futbollistë që tashmë luajnë në klubet e njohura evropiane.
Ky është një hap i madh në karrierën e tij dhe qysh tani ai ka disa oferta nga klube të ndryshme evropiane. /Insajderi/