Tyson Fury ka folur pas meçit me Deontay Wilder-in të cilin e mposhti për të dytën herë duke e mbrojtur kështu rripin e kampionit të botës.
“Është një humbës i keq. Nuk është i pari e nuk do të jetë i fundit. Por unë jam sjellë si zotëri gjatë karrierës sime, dhe kjo është krejt ajo që mund ta bëj si njeri”, ka thënë Fury pas meçit.
Ndonëse u nokautua dy herë nga amerikani, Fury u rimëkëmb dhe ia doli që ta nokautojë në rundin e 11-të.
“Ishte një luftë shumë e mirë sonte. Nuk kam për të gjetur arsyetime, Ëilderi është luftëtar i rangut më të lartë, ai më ka qitur punë. Unë gjithmonë e them që jam luftëtari më i mirë në botë dhe se ai është menjëherë i dyti pas meje”.