Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përherë janë në qendër të vëmendjes, por gara e sivjetme ka përfshirë aktivisht në fushatë edhe yjet e botës së filmit e muzikës, kryesisht si reagim ndaj kandidatit kundërthënës Trump.
Kur kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ne ShBA, thuajse pak njerëz me ndikim në publikun amerikan kanë mbetur pa thënë fjalën e tyre rreth zgjedhjeve. Derisa që nga fillimi i fushatës ka pasur një atmosferë të tensionuar, tashmë presioni është rritur dukshëm jo vetëm për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve, por paqartësisë se çfarë mund të ndodh pas tyre.
Kandidati republikan Donald Trump ka vazhduar me deklaratë kundërthënëse të nisura qysh në fillim të fushatës, ndërsa së fundi tha se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve vetëm në rast se ai del fitues në to.
Por, kontributin për një fushatë më ndryshe kësaj radhe kanë dhënë edhe fytyra të njohura të ekranit. Më i spikatur në mesin e tyre është aktori Robert de Niro, i cili ndër të tjerash ka thënë se do të dehidronte të godiste në fytyrë biznesmenin Trump.
“Ai është budalla, ai është një derr, ai është një qen, një qen i cili nuk i intereson për të bërë detyrat e shtëpisë së tij. Ai është një katastrofë kombëtare”, ka thënë De Niro.
Kështu, De Niro i është bashkangjitur një liste të gjatë me aktorë të cilët kanë dalë publikisht kundër Donald Trump.
Ben Affleck, Christina Aguilera, Drew Barrymore, Marc Anthony, Madonna, Meryl Streep, Demo Lovato, Lady Gaga, George Clooney dhe gruaja e tij Amal Clooney, Ja Rule, Bon Jovi, Beyonce, Katy Perry, Pharrell, Salma Hayek janë vetëm disa nga aktorët e këngëtarët e famshëm që përbëjnë këtë listë.
Disa prej tyre kanë shfrytëzuar rastin që të postojnë fotografitë të cilat i kanë pasur me kandidaten demokrate, ndërsa të tjerë duke dërguar mesazhe publike për Clintonin.
Shembull, këngëtari i njohur Bon Jovi kishte thënë në një rast se shpreson që së shpejti të ketë rastin t’i referohet Clintonit si Zonja Presidente. Vetë Clinton kishte thënë se vështirë të marrë ndonjë koment më të mirë se ky, ndërsa turma e mbledhur në nj takim kishte filluar me brohoritje.
Donald Trump ka nxitur reagim të ashpër në publikun amerikan dhe botëror me disa prej komenteve të tij. Ai kishte thënë se do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në këtë shtet ndërsa nuk ka kursyer me komente vulgare as gratë.
Por, megjithë këtë fakt, edhe ai ka një mbështetje në “Hollywood”, ani pse mund të konsiderohet si më modeste krahasuar me kundërkandidaten e tij.
Më i spikaturi ndoshta nga ata që përkrahun Trump është Clint Eastëood. Por, është interesante se vetë ai ka pranuar se Trump “ka deklaruar broçkulla në disa raste.” Ai ka lavdëruar Trumpin për të cilin thotë se është më origjinal dhe nuk brengoset shumë të jetë politikisht korrekt gjithherë. Përves kësaj, kur ëshët pyetur se për kë do të votojë, ai ka thënë se do të votojë për Trump, sepse Hillary Clinton ka premtuar se do të vazhdojë hapat e Obamas.
Për Trump përkrahje publike kanë dhënë edhe aktori Jon Voigh, Stepgen Baldëin, këngëtarja Azealia Banks, aktori Chalie Sheen, boksieri Mike Tyson, aktori Hulk Hogan, e të tjerë./Insajderi.com
(Përgatiti: Marigona Rudari)