Fushata përfundon pa përballje televizive – Limaj i akuzon kundërkandidatët për mosguxim intelektual – Insajderi
×
Fokus 1

Fushata përfundon pa përballje televizive – Limaj i akuzon kundërkandidatët për mosguxim intelektual

Insajderi
04 October 2019 - 23:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fushata përfundon pa asnjë përballje ndërmjet pretendentëve për kryeministra – Limaj i akuzon kundërkandidatët për mosguxim intelektual

Kanë mbetur edhe rreth 30 minuta deri në përfundim të fushatës zgjedhore – edhe në këtë kohë pretendentët për kryeministra janë nëpër televizione duke kërkuar vota.

Por të gjithë shikuesit dhe votuesit potencial nuk e kanë pasur rastin që gjatë kësaj të preferuarit e tyre t’i shohin në një përmallje të vetme.

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, i ka ftuar disa herë kundërkandidatët e tij në një debat, por s’ka marrë asnjë përgjigje pozitive nga ata.

Ai edhe sonte ka folur për këtë çështje, ndërsa i ka akuzuar Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për mosguxim intelektual.

“Më vjen keq që kundër kandidatët e mi nuk patën guximin intelektual të dalin e të ballafaqohen. Ajo që mund të them është se nga ta është mungesë e guximit intelektual për tu ballafaquar”, ka thënë Limaj në Klan Kosova, shkruan Insajderi.

“Në rrethana normale kandidatët që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen në debat, nuk janë të gatshëm të drejtojnë edhe vendin”.

“Kjo tregon më së miri që ne ende nuk jemi aty ku dëshirojmë. E që duhet të jetë sot me dalë kandidat për kryeministër e mos me dal me u ballafaqu, tregon më së miri që ata kandidat nuk janë të përgatitur e s’janë të gatshëm për tu ballafaquar”.

 

insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark